LAJMI I FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Drejtori i Policisë së Fierit, Erion Ahmeti, ka konfirmuar se Refit Buzi ka kryer vetëvrasje.

Ai ekzekutoi me armë ish-vjehrrin, plagosi ish-vjehrrën dhe në fund mori për disa orë peng ish-partneren.

Kjo e fundit u lëshua prej tij dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit.

Autori i dyshuar i krimit, pas disa orësh përpjekjeje nuk ka pranuar dorëzimin te Policia dhe RENEA, dhe ka shkuar më pas drejt aktit të rëndë duke kryer vetëvrasje.

Pavarësisht përpjekjeve të efektivëve për ta bindur që të dorëzohej, 35-vjeçari ka qëlluar veten brenda në makinë.

Ekipet mjekësore dhe autoambulanca ndërhynë menjëherë në vendngjarje, por autori nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Lajme të tjera |  Agron Shehaj nuk u lejua të futej në sallë, Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve

Nga sulmi i armatosur i 35-vjeçarit në banesën e ish-të fejuarës mbeti i vrarë në vend 55-vjeçari Arben Plaka, ish-vjehrri i autorit, ndërsa ish-vjehrra e tij mbeti e plagosur rëndë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us