Në Gjykatën Administrative u mbajt seanca lidhur me padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit Ols Dado. Veliaj ishte i pranishëm në Gjykatë teksa u shoqërua nga forcat e Policisë së Burgjeve. Në përfundim Gjykata Adminsitrative vendosi të rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e emërimit të Ols Dados si prokuror.
Administrativja u shpreh se kryebashkiaku nuk ka interes të drejtpërdrejtë, por të tërthortë dhe çështja nuk merret në shqyrtim. Gjykata refuzoi gjithashtu edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi. Veliaj pas shpalljes së vebdimit u shpreh: Vendimi dihej!
Edhe avokati i Erion Velijat, Plarent Ndrecaj në dalje nga Gjykata Administrative u shpreh për mediat se ishte i pritshëm vendimi për të rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut ndaj prokurorit Ols Dado. Avokati u shpreh se do të apelojnë vendimin dhe çështjen do e ndjekin deri në fund
Ky ishte më shumë test për sistemin se sa Administrativja ka aftësinë të rregullojë problemet e sistemit. Dado nuk është emëruar në mënyrë të ligjshme, as vetë Dado nuk e ka kundërshtuar këtë fakt. A këtë radhë sistemi nuk tregoi aftësinë për t’u vetërregulluar. Të vërtetën do të ndjekim deri në fund pasi nuk lidhet vetëm me Veliajn, Bashkinë Tiranë dhe dëmin që po u shkaktohet qytetarëve, por me sistemin e drejtësisë dhe dështimin e saj për t’u vetëkorigjuar
Erion Veliaj depozitoi më 23 janar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008. Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.





