ZYRTARE/ Partizani i lë “dopio 6” rivalit të Superiores, prezantohet sulmuesi që vjen nga nënkampionët

Altin Aliu është futbollisti i ri i Partizanit. Është vetë klubi që e ka njoftuar afrimin e sulmuesit 26-vjeçar, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruhet se ai ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsionin për ta rinovuar vitin pasardhës.

Futbollisti nga Gjilani bëhet kështu përforcimi i parë në radhët e “të kuqve” në këtë merkato të verës dhe do t’i bashkohet trajnerit Florin Bratu në Pogradec, aty ku po zhvillohen edhe përgatitjet për sezonin e ri në Superiore.

Së fundmi, Aliu ishte pjesë e ekipit të Malishevës në Superligën e Kosovës dhe kalon tek “Demat” si futbollist i lirë pasi i përfundoi kontrata edicionin e kaluar. Kujtojmë se për “bomberin” e sulmit, interesim pati edhe nga Elbasani, por vetë lojtari që luan si anësor i majtë, zgjodhi të kalojë në kryeqytet.

Lajme të tjera |  Raporti shokues: 7 ndeshjet e “trukura” në Botëror

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us