Rozalinda Plaka 24-vjeçarja e cila u mor peng nga ish-i fejuari i saj, Refit Buzi pasi varu me armë prinërit e saj Kosta dhe Belere Plakën, ka rrëfyer lidhjen me 35-vjeçarin e ndjerë dhe gjithçka ndodhi ditën e krimit. Në dëshminë e siguruar nga gazetarja e, Anila Hoxha, Rozalinda Plaka ka treguar se lidhja mes tyre kishte nisur disa vite më parë, por sipas saj, problemet në marrëdhënie e çuan drejt vendimit për t’u ndarë në vitin 2024. Ajo rrëfen se Refit Buzi kishte qenë jashtë shtetit në burg dhe të gjitha këto bënë që ti jepte fund lidhjes.
“Në vitin 2020 kemi shpallur fejesën dhe kemi krijuar hyrje-dalje familjare. Lidhja jonë ka vazhduar deri në vitin 2024, kohë në të cilën unë kam kërkuar të ndahem nga ai, por Refiti nuk ka pranuar. Arsyeja ka qenë sepse ai kishte një jetë të çrregullt, nuk ishte i përqendruar te lidhja jonë, kishte qenë jashtë shtetit në burg dhe të gjitha këto nuk më përshtateshin mua. Këto gjëra i dinin edhe prindërit e mi, të cilët nuk kanë qenë dakord për këtë lidhje që në fillim.”
Në lidhje me momentin e sulmit në banesë, Rozalinda ka rrëfyer se ishte duke fjetur kur dëgjoi një zhurmë të fortë, që i ngjau me një krismë arme. 24-vjeçarja tregon se i ka kapur armën Buzit, ndërsa ky i fundit e ka goditur me grusht dhe e ka shtyrë.
Më tej, ajo ka treguar se është marrë me forcë dhe është larguar nga banesa bashkë me të.
“Më mori me forcë e më hipi te makina. Momenti kur më mori me forcë nga shtëpia deri kur kam hipur në makinë nuk më kujtohet, sepse kam qenë shumë e tronditur.”
Gjatë negociatave me policinë për dorëzimin e tij, sipas dëshmisë së Rozalindës, është zbuluar edhe një detaj tjetër. Ajo ka treguar se Buzi ishte zbathur dhe gjatë komunikimit me autoritetet ai ka thënë se këpucët ia kishte dhënë asaj
Sipas saj, gjatë negociatave prokurori e ka pyetur: “Vetëdorëzohu, pse je zbathur?”, ndërsa ai është përgjigjur: “I hoqa, ia dhashë… Ia dhashë asaj t’i veshë, se e mora zbathur.”
Krimi i rëndë ndodhi mëngjesin e 24 korrikut Refit Buzi 35-vjeç vrau me armë gjahu ish-vjehrrin, Kosta Plaka dhe plagosi ish-vjehrrën, Belere Plaka. Kosta Plaka ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur rëndë. Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati më shumë se pesë orë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Pas ngjarjes 35-vjeçari mori peng ish-partneren e tij, Rozalinda Plakun dhe u fsheh në fshatin Cukalat të Beratit. Rozalinda Plaka u lirua disa orë më vonë gjatë operacionit të policisë teksa po zhvilloheshin negociata me Refit Buzin, i cili kishte me vete edhe armën e zjarrit. Pavarësisht negociatave të pandërprera me efektivët e Policisë së Shtetit, që zgjatën rreth shtatë orë, 35-vjeçari refuzoi të dorëzohej dhe i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje.
Hetuesit synojnë ta marrin sërish në pyetje edhe për të sqaruar rrethanat e ndarjes së saj nga Refit Buzi, si dhe pretendimet e këtij të fundit se i kishte dërguar nga Anglia 830 mijë paund për t’ia ruajtur, para që, sipas tij, nuk i ishin kthyer. Lidhur me pretendimet për shumën e parave, mësohet se 24-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë shpjegim në dëshminë e parë.





