“Mos u afro, do vras veten” – Zbardhen negociatat për shpëtimin e Rozalinda Plakës, polici hyri i vetëm pa armë te Refit Buzi

Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni i negociatave që çoi në lirimin e 24-vjeçares Rozalinda Plaka, e cila u mor peng nga ish-i fejuari i saj, Refit Buzi, pas tragjedisë në Vidhishtë të Roskovecit.

Shefi i Stacionit Policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, ka treguar se negociatat me autorin zgjatën për disa orë dhe se ishte vetë Buzi ai që kërkoi praninë e tij pranë automjetit ku mbante peng të renë.

Sipas Koroveshajt, autori kërkoi që polici të afrohej i vetëm dhe pa armë, me qëllim që situata të mos përshkallëzohej dhe të shpëtohej jeta e pengut.

“Autori kërkoi që unë të afrohesha personalisht. Më pas më kërkoi të isha i paarmatosur dhe i vetëm. E zbatova kërkesën e tij, pasi prioriteti ynë ishte të shpëtonim jetën e vajzës dhe të shmangnim çdo veprim që mund ta acaronte më tej situatën”, u shpreh ai.

Polici tregoi se u afrua deri në rreth dy metra nga automjeti, ndërsa operacioni monitorohej në çdo moment nga forcat speciale RENEA.

Lajme të tjera |  “Kjo që po ndodh në Francë e Spanjë mund të ndodhë edhe te ne”, Rama: Kemi 4 helikopterë gati dhe 3 avionë zjarrfikës në fund të vitit

“Në momentin që u afrova, ai më tha të mos bëja asnjë hap tjetër, sepse do të vriste veten. U tërhoqa dhe vazhduam negociatat derisa u bë e mundur lirimi i pengut”, rrëfeu Koroveshaj.

Pas lirimit, Rozalinda Plaka ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe me dëmtime fizike të shkaktuara gjatë marrjes peng. Sipas shefit të policisë, e reja nuk ishte në gjendje të ecte dhe ai e mori në krahë për ta larguar nga zona e rrezikut.

Koroveshaj më pas u rikthye sërish pranë autorit për të vijuar negociatat me qëllim dorëzimin e armës dhe mbylljen e situatës pa viktima të tjera.

Ai e cilësoi këtë moment si më të vështirin e karrierës së tij 12-vjeçare në Policinë e Shtetit. /shqiptarja

Lajme të tjera |  “PS më do jashtë Kuvendit”/ Marrëveshja e huas me SHBA, Shehaj: Qeveri servile! Një tufë të korruptuarisht që vjedhin popullin e vetë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us