‘Manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja’, Rama: ‘Revolucioni i flamingove’, shembull i dezinformimit

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mëngjesin e sotëm në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”. Rama deklaroi se konferenca ka të bëjë me algoritmet dhe ekosistemet e informacionit. Sipas tij, fuqia e një shteti nuk matet më vetëm me ushtrinë, por gjithnjë e më shumë me aftësinë për të ndikuar në perceptimin publik dhe për të ruajtur besimin te institucionet.

Edi Rama: Në pamje të parë, kjo konferencë ka të bëjë me algoritmet dhe ekosistemet e informacionit. Në realitet, ka të bëjë me diçka shumë më thelbësore. Ka të bëjë me demokracinë, me besimin e publikut dhe, më së fundmi, me faktin që shoqëritë e lira zotërojnë strategjinë e mbrojtjes. Sot, ne duhet të mbrojmë diçka të padukshme, sakaq jetike: hapësirën ku qytetarët tanë shkëmbejnë gjykimin dhe bëjnë zgjedhjet e tyre të lira. Fuqia nuk matet më vetëm me fuqinë e ushtrive, e kjo është diçka së cilës në mënyrë obsesive i kthehem në çdo bisedë që zhvilloj me aleatët dhe partnerët tanë, kur vjen fjala për shpenzimet e mbrojtjes.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u ndal edhe tek protesta e qytetarëve, e njohur si ‘Revolucioni flamingo’. Ai solli rastin e protestave në Tiranë, si një shembull tipik dezinformimi që sipas tij u shfrytëzua nga aktorë armiqësorë për të goditur vendin tonë.

Kryeministri u ndal edhe te sulmet klibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë ka ndërtuar një nga sistemet më të forta të mbrojtjes kibernetike në Europë.

Lajme të tjera |  Nga fejesa te tragjedia me tre viktima, rrëfimi i plotë Rozalindës për orët e tmerrit: Prindërit e mi nuk e pranuan kurrë lidhjen...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us