Një ditë e shënuar për Lorik Canën, gjiganti francez i shkruan ikonës së Kombëtares

Sot është një ditë e shënuar për Lorik Canën, i cili feston ditëlindjen dhe mbush 43 vjeç. Në “adresë” të ish-kapitenit të Kombëtares kanë mbërritur një sërë urimesh, mes të cilave dhe nga gjiganti francez, Olympique Marseille, skuadër me të cilën Cana ka luajtur një pjesë të karrierës së tij si futbollist profesionist.

“Kapiteni Cana. Një ditë e veçantë për ish-mesfushorin tonë shqiptar: Gëzuar ditëlindjen e 43-të për luftëtarin Lorik Cana”, shkruhet në postimin e ekipit francez.

Ikona kuqezi ishte pjesë e Marseille në 4 sezone, duke zhvilluar 175 ndeshje zyrtare dhe shënuar 7 gola. Reputacioni i tij në arenën ndërkombëtare, përpos asaj në Shqipëri si ish-futbollist, mbetet po i njëjtë, një respekt që nuk i humb kurrë gjurmët.

Lajme të tjera |  U transferua te Partizani si pasues i Tedi Carës, sulmuesi 22-vjeçar “detyrohet” nga trajneri Bratu të nisë bisedimet me kuqezinjtë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us