Salianji sulmon Ramën: Shqiptarët luftojnë zjarret me degë pemësh, ai shitet si “shpëtimtari” i Europës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit për gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar vendet europiane në përballimin e zjarreve. Në një postim në rrjetet sociale, Salianji e cilësoi situatën “jo për të qeshur, por për të vënë duart në kokë”, duke akuzuar Ramën se ka dështuar në qeverisjen e vendit dhe se po përdor propagandën për të krijuar imazhin e një “shpëtimtari” të Europës.

Sipas tij, ndërsa zjarrfikësit shqiptarë përballen me mungesë mjetesh dhe pajisjesh, kryeministri promovon ndihmën për vende të tjera. Ai shton se qeveria ka lënë pas dore investimet, shërbimet publike dhe kapacitetet për përballimin e emergjencave, ndërsa i kërkon kryeministrit të japë dorëheqjen.

Nuk është për të qeshur, por për të vënë duart në kokë. Njeriu që i ka vënë zjarrin Shqipërisë me keqqeverisje, mungesë investimesh, braktisje të shërbimeve publike, korrupsion dhe kriminalizim të administratës sot del e shitet si shpëtimtari i Europës.
Ndërsa zjarrfikësit shqiptarë lihen pa mjete, pa pajisje dhe në shumë raste detyrohen të luftojnë flakët me degë pemësh ose të presin derisa të bjerë shiu. Solidaritet me vendet mike por Edi Rama bën propagandë duke u vetëofruar si “shpëtimtar” për Francën dhe Spanjën. E ka degraduar qeverisjen e tij me pantallona nëpër këmbë e tani tallet me kapacitetet për të shpëtuar Evropén ??‍♂️
Jep dorëheqjen që Shqipëria të ketë kapacitetet për të mbrojtur qytetarët, pyjet dhe pronat e tyre!

Lajme të tjera |  “Më mori me forcë e më hipi te makina..."/ Ish i fejuari i vrau prindërit dhe e mori peng, dëshmia e plotë Rozalinda Plakës!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us