Kalimi më tutje gjeneron fitime marramendëse, Nevil Dede “fërkon duart” te Egnatia dhe përgatit “ferrin” për sllovenët (SHIFRAT)

Duhet thënë se deri më tani, rrugëtimi i Egnatias në kualifikueset e Champions League ka qenë vërtetë për t’u admiruar. Nën drejtimin e Nevil Dedes, rrogozhinasit kanë guxuar për të befasuar, madje duke shënuar dhe gola me peshë, ndërsa në fushë janë prezantuar si të barabartë, madje edhe një nivel disi më lartë krahasuar me rivalin që kanë patur përballë.

Padyshim, kjo ecuri tregon për një unitet në kampin e kampionëve që s’e kanë konsideruar kurrë këtë rrugëtim, thjesht sa për të kaluar rradhën, ose thjesht për të bërë mirë. Por, më shumë se kaq! Ndaj dhe sfida në Slloveni përballë NK Celjes, nuk është thjesht një ndeshje vetëm për t’u luajtur më shumë në kalendar, por edhe një front ku në mes janë ëndrrat, sakrificat, ambiciet dhe fakti që mbartin një “copëz” Shqipërie, pa lënë mënjanë edhe fitimet marramendëse.

Lajme të tjera |  Burnley bindet dhe ndryshon formulën, Lazio futet sërish në garë për Armando Brojën

Pikërisht, krahas shumë faktorëve që nxisin Egnatian me Nevil Deden, financat janë ato që shtojnë “oreksin” për të shkaktuar befasinë, në shtëpinë e “armikut”.

Sipas një llogaritje paraprake, Egnatia i ka garantuar vetes deri në 1.8 milionë euro fitime nga UEFA për rrugëtimin e deritanishëm. Fillimisht fituan 175 mijë për pjesëmarrjen dhe mposhtjen e Petrocub në raundin e parë, ndërsa në të dytin, 150 mijë të tjerë për sfidën ndaj Celjes. Nëse kalohet edhe kjo pengesë? Hapet “thesi”! Në llogarinë e tyre do të shtonin 380 mijë euro dhe një vend në playoff-in e Conference League. E në rast se humbasin fill pas këtij raundi, fitimet do të shkonin në 1.5 milionë euro deri në 1.8 të tilla.

Kulmi do të ishte faza e grupeve, së paku në Conference League ku do të merrnin plot 3.17 milionë, ndërsa më largpamës, grupet e Championsit: 18.62 milionë. Deri atëherë, ëndrrat kalojnë në plan të dytë, ndërsa fokusi do të përqëndrohet pikërisht në Slloveni, për të bërë realitet objektivin e kalimit më tutje.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us