Armando Broja largohet përfundimisht nga Burnley? Mediat në Itali e zbulojnë: Sulmuesi mund të kalojë te…

Armando Broja mund të jetë duke kaluar ditët e fundit si lojtari i Burnleyt. Gjithnjë, siç bën të ditur “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Kombëtares ka përfunduar në “radarin” e Lazios.

I njëjti burim shprehet se marrëveshja tashmë mund të finalizohet përmes një formule të favorshme, huazim të drejtën e blerjes (pra jo detyrim). Një operacion me kosto të ulët, marrë për bazë edhe hapësirat e pakëta që kanë munguar për shkodranin.

Nëse ky kalim përfundon me sukses, për Brojën do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm, së pari për të luftuar momentin e tij të keq, e së dyti për të provuar aftësitë e tij në një kampionat më ndryshe nga ai i Anglisë. Te lacialët ai do të drejtohej nga Gennaro Gattuso dhe rival do të gjente gjithashtu disa prej shokëve të tij te Kombëtarja.

Armando Broja largohet përfundimisht nga Burnley? Mediat në Itali e

Lajme të tjera |  E KRYER/ I padëshiruar te Partizani, mesfushori i kuq huazohet te rivalët e Superiores

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us