300 kilogramë kokainë, në pranga 2 shqiptarë në Spanjë, u përplasën me policinë

Dy shqiptarë dhe tre britanikë janë vënë në prangat e policisë spanjolle, ndërsa iu është sekuestruar rreth 300 kilogramë kokainë. Hetimi për këtë grup kishte nisur në muajt e verës, pas informacioneve për trafik droge nga Amerika e Jugut.

Policia spanjolle ka ndjekur dy shqiptarët, identitetet e të cilave nuk bëhen të ditura, të cilët do të dorëzonin një sasi të madhe droge të fshehur brenda një kamioni. Dyshimet e policisë u vërtetuan kur në Benicassim, dy shqiptarët e dorëzuan kamionin tek dy shtetas të tjerë, të cilët parapriheshin nga një tjetër automjet të drejtuar nga një bashkëpunëtor i tretë i tyre.

Policia ka ndjekur kamionin me dyshimin se po drejtohej për në Alicante ose Costa del Sol. Pasi pikasi policinë, drejtuesi i kamionit doli nga autostrada në afërsi të Denias. Gjatë ndjekjes kamioni përplasi dy makina policie dhe si përfundim u ndalua në një Hypermarket “Carrefour”.

Lajme të tjera |  Meta, telefonatë nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e pakujdesshme, ka pasur shumë pasuri. S'ma ka bërë Rama këtë, por mua më ka trajnuar Bobi....!

Policia vuri në pranga tre personat që ndodheshin në dy automjetet, të cilët rezultuan shtetas anglezë. Pasi gjetën çelësat e kamionit, të cilat ishin hedhur nga drejtuesi, policia e hapi dhe zbuloi brenda 300 kg kokainë.

Në një operacion të njëkohshëm, u arrestuan edhe dy shtetasit shqiptarë në Benicassim. Këta të fundit janë shoqëruar nga policia spanjolle ditën e djeshme, teksa në disa banesa në dy bashki të Alicantes, ku janë kryer kontrolle.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us