DURRËS– Një tjetër video që dëshmon dhunën që Xhemal Loka ushtronte ndaj bashkëshortes së tij, Bedrie Loka, e cila u vetëvra disa ditë më parë ka dalë në dritë. Në videon e regjistruar nga djali i vogël i familjes dëgjohet Xhemal Loka që i bërtet Bedries dhe e kërcënon.
Debati:
Bedrie Loka: Pse nxehesh, mos u nxeh!
Xhemal Loka: Nuk nxehem! Je duke më bërë që të të bëj namin! Mos më shkë*** nervat.
Bedrie Loka: Për çfarë po t’i shk**** nervat
Xhemal Loka: Mos më thuaj mua në të zhgërdhirë… Se të q* robt ty dhe kush të ka bërë ty.
Ndërkohë po djali i vogël ka regjistruar dhe një video tjetër, ku ia dërgon motrës së tij të madhe, Rozalindës, ku i tregon se baba i tyre Xhemal Loka ka dhunuar fizikisht nënën e tyre, Bedrien. Videot janë publikuar nga Report Tv.
45-vjeçari Xhemal Loka u arrestua të shtunën pas hetimeve të para që nxorën në dritë se ai ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes e ka dhunuar dhe në sy të fëmijëve të tij. Ndërsa sot, Gjykata e Durrësit e la sot në masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi akuzohet për 2 vepra penale: shtyrje drejt vetëvrasjes dhe armëmbajtje pa leje. Vëllezërit e Bedrie Lokës knë pretenduar se ajo është varrosur me shenja dhune, fakt që e kanë pohuar edhe fëmijët e të ndjerës, të cilët e kanë dëshmuar edhe para hetuesëve gjendjen e rëndë emocionale, me të cilën “bashkëjetonte” prej vitesh nëna e tyre. Deri më 2 janar…natë kur ajo vendosi që t’i jepte fund jetës së saj.