Zjarri u shkrumboi shtëpitë, banorët në Burrel në qiell të hapur: Kemi fëmijët jashtë

BURREL- Pesë shtëpi u shkrumbuan nga zjarri në qytetin e Burrelit mbrëmjen e djeshme. 18 anëtarët e pesë familjeve që iu dogjën banesat mbrëmjen e djeshme në qytetin e Burrelit kaluan natën te të afërmit e tyre. Për fat të mirë banorët u evakuuan menjëherë nga banesat, e për rrjedhojë nuk pati asnjë të lënduar nga flakët.

Një ditë pas zjarrit, banorët janë shprehur të trembur nga ajo çka ndodhi mbrëmë dhe bëjnë thirrje për ndihmë pasi kanë mbetur në qiell të hapur me fëmijë të vegjël.

‘Kam dalë në 19 pa 20 te puna. Kam lënë fëmijët brenda dhe kur më kanë marrë në telefon po të digjet shtëpia. Ka ndodhur nga ora 6 e 30 në orën 7 të darkës. Fëmijët kanë qenë tek tezja e vet. Nuk e di se cili ka qenë shkaku i zjarrit vetëm më kanë thënë se banesat janë djegur. Kanë ardhur mbrëmë përfaqësues të bashkisë. Sot me kanë thënë se do vijnë serish. Kërkojmë ndihmë të strehojmë fëmijët.’– tregoi për mediat një prej banoreve, Dallendyshe Skilla.

Lajme të tjera |  Pensionet e reja, miratohet vendimi me koeficientët e pagave! Si do të bëhet përllogaritja për 40 mijë të moshuar që përfitojnë

Fillimisht zjarri ra në banesën e Sokol Skilës, por flakët u përhapën edhe në katër banesa të tjera, të cilat ndodheshin s pranë njëra tjetrës. Nuk dihet ende shkaku i zjarrt që nisi në shtëpinë e Sokol Skilës, i cili më pas u përhap në 4 shtëpitë e tjera. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa sipas informacioneve paraprake dyshohet që zjarri të ketë nisur nga një shkëndije elektrike.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us