Pak ditë pas humbjes së nënës, aktorja Anna Lika, duket se ka gjetur një arsye për të buzëqeshur. Kjo pasi është bërë teze. Lajmin e ka bërë me dije vetë Lika përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mes këtyre ditëve kaq të trishta për ne, Zoti na riktheu buzëqeshjen me ty drita jonë e vogël. Mirë se erdhe në jetë Zeina, tezja të do shumë”, shkruan ajo përkrah fotografisë.
Pak ditë më parë u nda jeta nëna e saj Ilda Gjoni. Kjo e fundit nuk arriti ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.