Vodhi në dyqane rrobash, deputetja jep dorëheqjen: E kisha nga stresi i punës

Një deputete në Zelandën e Re, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të shumta për vjedhje dyqanesh, të cilat policia po i heton.

Golriz Ghahraman, e Partisë së Gjelbër, dyshohet se ka vjedhur tre herë nga dy dyqane veshjesh – një në Auckland dhe tjetra në Wellington.

“Stresi i lidhur me punën më bëri që të dal jashtë karakterit”, tha deputetja. “Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen shumë keq”, shtoi ajo.

Zonja Ghahraman u largua nga Irani si fëmijë me familjen e saj, të cilëve të gjithë iu dha azil politik në Zelandën e Re.

Dorëheqja e saj të martën vjen pasi u shfaqën pamjet e ÇTV-së që tregonin se ajo merrte një çantë stilisti nga një butik në Auckland.

Lajme të tjera |  Hasani flet greqisht në Athinë/ Homologu grek: Ka nënën nga Himara, të "zhdukim" hijet që na kanë tronditur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us