Tragjike, vdes në moshën 43-vjeçare presidenti i Herta Berlin

Presidenti i Hertha Berlin, Kay Bernstein, një ish-fans ultra, i cili çuditërisht mori presidencën në vitin 2022, ka vdekur në moshën 43-vjeçare, tha klubi në një deklaratë të martën.

Bernstein ishte një përkrahës ultras dhe fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale – e para për klubet e Bundesligës – u përshëndet në të gjithë Gjermaninë si një fitore për tifozët kundër komercializimit të sportit.

“Hertha BSC po mban zi për vdekjen e Kay Bernstein. Klubi mori lajmin e tmerrshëm të martën se presidenti Kay Bernstein ka ndërruar jetë papritur në moshën 43-vjeçare”, tha klubi.

“I gjithë klubi, organet e tij drejtuese dhe anëtarët e stafit janë të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga lajmi. E gjithë familja Hertha po mban zi për vdekjen e Kay dhe po mendon për familjen dhe miqtë e tij”,u tha në deklaratë.

Hertha, e cila ra nga Bundesliga sezonin e kaluar, është e shtata në renditje në Bundesliga 2./ZËRI/

Lajme të tjera |  "As dorën mos iu jepni" - Dëshmia për takimin e ’68-ës me Jugosllavinë, të cilin Shqipëria e humbi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us