Trump jashtë listës në zgjedhje në Kolorado? Ish-presidenti paralajmëron kaos

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi Gjykatës së Lartë të enjten të anulojë një vendim nga gjykata e lartë e Kolorados, që konstatoi se ai nuk do jetë në listë në zgjedhjet amerikane si një kandidat për president, sipas një dispozite të Kushtetutës së kohës së Luftës Civile, duke u bërë thirrje gjykatësve që të mos e lënë jashtë listës.

Në një përmbledhje hapëse për Gjykatën e Lartë, avokatët e Trump thanë se sfidat ndaj kandidaturës së tij kërcënojnë të heqin të drejtën e votës të miliona amerikanëve dhe premtojnë të nxisin kaos, nëse gjykatat e tjera shtetërore dhe zyrtarët e shtetit përjashtojnë emrin e Donald Trump si një kandidat për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të tjera |  Traktori e përplas për vdekje, shqiptari humb jetën duke punuar në arë në Itali

Deklarata e Trump paraqet një vështrim të hershëm të argumenteve që avokatët e tij planifikojnë të parashtrojnë kur të dalin përpara gjykatësve për të argumentuar çështjen më 8 shkurt. Ata po i kërkojnë gjykatës më të lartë të vendit të vendosë nëse Gjykata e Lartë e Kolorados kishte gabuar që urdhëroi që Trump të ishte jashtë listës zgjedhore në zgjedhje.

“Gjykata duhet të ndryshojë vendimin e Kolorados sepse Presidenti Trump nuk i nënshtrohet as seksionit 3, sipas Kushtetutës”, shkruan avokatët e tij. “Gjykata duhet të tërhiqet mbi këto arsye dhe t’i japë fund këtyre përpjekjeve antikushtetuese për skualifikim”, u tha më tej.

Avokatët i kërkuan Gjykatës së Lartë të nxjerrë një vendim vendimtar mbi pranueshmërinë e Trump sipas Seksionit 3 të Amendamentit të 14-të dhe paralajmëruan gjendje kaosi, nëse Trumpi nuk kandidon dot për president në këtë shtet amerikan.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us