Dështimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bylykbashi: T’i kthehemi normalitetit konsensual

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, pas bllokimit të mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, mbajti fjalën e tij në një deklaratë për mediat. Ai bëri thirrje që puna në Komisione Hetimore të shkojë drejt normalitetit, ndërsa kritikoi kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama ka vendosur që këtë traditë 20-vjecare ta thyejë, pasi shkatërroi konsensusin politik. Sërish ka për qëllim që përmes një shumice numerikë të çojë para rregulla që shkatërrojnë zgjedhjet. Ne si opozitë e theksoj, pothuaj 50 deputetë kanë kërkuar që të rishikohet anëtarësia e komisionit dhe të kthehet tradita 20-vjeçare.

Në kërkojmë sërish që ta rikthejmë këtë traditë, pasi Reforma Zgjedhore është një nga reformat më kryesore pasi sjell stabilitet ose stabiliteti. Kërkojmë që Parlamenti të marrë në konsideratë kërkesën tonë që komisioni t’i kthehet normalitetit. Ky parlament do vazhdojë të mos jetë funksional pasi kërkesa e ngritje së komisioneve hetimore është një e drejtë thelbësorë.”, u shpreh Bylykbashi.

Lajme të tjera |  Edi Paloka: Si mund të kërkoni dorëheqjen e Berishës, ai e mori PD dhe e mbajti në krahë. Ne jemi fajtorë, jo ai

Mediu: Asnjë deputet i opozitës të mos bashkohet me farsën e maxhorancës

Anëtari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Fatmir Mediu, në fjalën e tij i bëri thirrje deputetëve të opozitës, që sipas tij, të mos bëhen pjesë e farsës së maxhorancës, për të shkatërruar zgjedhjet e lira dhe të ndershme. ‘Edi Rama nuk i ka 84 vota në parlament. Dua t’i bëj thirrje çdo deputeti të opozitës mos të bashkohet në një farsë për të shkatërruar zgjedhje të lirshme dhe të ndershme. Ky komision është bipartizan dhe në dy krahët ka pjesëmarrje. Kemi detyrime të krijojmë standard për zgjedhje të lira dhe të ndershme.’- tha Mediu. Ndërkohë, PD ka thënë sërish se nuk do ketë normalitet në parlament.

Dështimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bylykbashi:

FATMIR MEDIU

Mbledhja e sotme e Komisionit për Reformën Zgjedhore dështoi, për shkak se deputetët e grupimit Berisha-Bardhi bllokuan sallën në Kryesinë e Kuvendit. Vendimi për bllokimin e kësaj mbledhje u mor nga grupi parlamentar që drejtohet nga Gazment Bardhi. Damian Gjiknuri dhe deputetët e tjerë socialistë pas debateve me Flamur Nokën dhe Gazment Bardhin vendosën që të linin sallën e mbledhjeve. Vetë Enkelejd Alibeaj vendosi që të mos shkonte në sallë, për të shmangur përballjen me kolegët e tij opozitarë. Para mbledhjes, si bashkëkryetar, Enkelejd Alibeaj prezantoi dhe 4 propozimet e grupimit të Bashës për Zgjedhoren, që përfshinin listat e hapura, sistemin propocional kombëtar me një njësi, votimin e diasporës, dhe numërimin dhe votimin elektronik.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us