Dashuri e ndaluar! Viktima plagosi vajzën ditën e fejesës, si nisi konflikti mes dy familjeve

Detaje tronditëse janë zbuluar pas vrasjes së Petrit Pupla në Mat. Mësohet se 52-vjeçari ishte i dashuruar me vajzën e autorit, Islam Mata dhe kërkoi të fejohej me të, por familja e vajzës nuk e pranoi dhe e fejuan vajzën me dikë tjetër.

Për t’u hakmarrë Petrit Pupla e plagosi vajzën kur ajo u fejua. Plagosja ndodhi në vitin 2013 dhe prej atëherë marrëdhëniet kanë qenë konfliktuale mes dy familjeve.

Vrasja e Petrit Pupla ka ndodhur në fshatin Vig të Burrelit, ku 63-vjeçari Islam Mata pasi ka qëlluar për vdekje me armë gjahu 52-vjeçarin ka lajmëruar policinë dhe është vetëdorëzuar duke pranuar krimin.

Lajme të tjera |  Humbja e PD më 11 maj/ Paloka: Kishte shpresë në fushatë, tani të bindur se pa një qeveri teknike nuk ka zgjedhje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us