Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë përditësim të situatës nga moti i keq që ka përfshirë vendin që prej pasditës së djeshme. Sipas Peleshit situata paraqitet më e qetë ndërsa puna e ekipeve të emergjencës në terren vijon. Për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, problematike mbeten ngricat në disa akse rrugore në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës e Mirditës.
Niko Peleshi: Situata e krijuar nga moti, sot paraqitet më e qetë, pas ndërprerjes së reshjeve të shiut e borës dhe punës së pandërprerë të ekipeve në terren. Për shkak të temperaturave disa gradë nën zero, problematike mbeten ngricat në disa akse rrugore në zonat e Shkodrës, Kukësit, Dibrës e Mirditës. Ndërsa në Korçë akset janë të kalueshme me zinxhirë. Puna po vijon ende për kriposjen e rrugëve, ku ka prani të akullit. Grupet e OSHEE janë të shpërndara në terren për riparimin e defekteve nga rënia e linjave si pasojë e motit të keq.