Shpëtohen 3 turistët e bllokuar në Bjeshkët e Doberdolit

Tre turistë nga Kosova, që kishin të mbetur të bllokuar nga dëbora e dendur në Valbonë, janë shpëtuar nga Policia e Shtetit. dy prej tyre kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës, ndërsa, pas disa orësh kërkime, është gjetur dhe turisti i tretë. Fatmirësisht, turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I PLOTË:

Valbonë

Kishte mbetur i bllokuar, në një terren tejet të thepisur dhe me dëborë, në bjeshkët e Doberdolit, Policia e Tropojës, në bashkëpunim me Emercengjat Civile të Kosovës, i japin ndihmë turistit. Rreth orës 11:00, Emergjencat Civile të Kosovës kanë njoftuar se 3 tursistë nga Kosova, duke eksploruar aplet e Valbonës, me motorë bore, kishin mbetur të bllokuar, për shkak të terrenit të thepisur dhe me dëborë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, kanë organizuar punën dhe kanë nisur kërkimet, me qëllim lokalizimin e turistëve.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile të Kosovës, në vendin e quajtur “Ura Pojanes”, u lokalizua turisti që kishte mbetur i bllokuar, ndërsa 2 turistët e tjerë kishin arritur të dilnin në zonën e Kosovës. Turisti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe Emergjencat Civile të Kosovës, për ofrimin e menjëhershëm të ndihmës. Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që për çdo rast të nevojës për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Lajme të tjera |  E shtuna për plazh, si parashikohet moti për sot! Temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us