“Burg” me kamera për të monitoruar, del fotoja e 35-vjeçarit që mbante familjen të izoluar! (PAMJE nga BANESA)

Ky është 35-vjeçari Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur, brenda banesës së tyre.

Fillimisht, policia kishte marrë informacion dhe kishte indicie që një person mbante familjarët të mbyllur. Pasi efektivët kanë shkuar në këtë banesë, kanë parë që ishte e mbyllur. Më pas kanë shoqëruar 35-vjeçarin i cili ka hapur derën e banesës.

Pasi janë futur në banesë, kanë parë që shtëpia ishte e gjitha me kamera sigurie, në të gjitha dhomat e po ashtu edhe në tualet. Pas kontrolleve janë gjetur edhe dy letra që gruaja kishte lënë, ku lihej të kuptohej se kishte tentuar vetëvrasjen, duke u dhënë lamtumirën dhe duke u kërkuar falje familjarëve.

Lajme të tjera |  Shqipëria drejt prodhimit të dronëve dhe armatimeve luftarake

Menjëherë më pas është bërë arrestimi i 35-vjeçarit, si dhe janë shoqëruar në komisariat nëna, gruaja dhe fëmijët. Nga dëshmitë e dhëna nga bashkëshortja, thuhet se 35-vjeçari përveçse se u kishte hequr lirinë, edhe i dhunonte.

Sakaq, pas dëshmisë, gruaja dhe fëmijët janë strehuar tek banesa e prindërve të saj, në zonën e Paskuqanit.

Kanë dalë pamjet nga banesa ku 35-vjeçari, Jetnor Zhaboli mbante të mbyllur, nënën, gruan dhe fëmijët e mitur, duke i monitoruar me kamera sigurie.

Siç shihet edhe nga pamjet, 35-vjeçari ka montuara kamera në hyrje të derës se shtëpisë, si edhe anash saj, për të parë nëse dikush prej tyre do të dilte nga shtëpia, kur ai nuk ndodhej aty.

Lajme të tjera |  REPLIKAT- Farage ndryshon shifrat: 1 në 3 emigrantë në burg, do vij në Shqipëri! Rama: Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Po ashtu, Jetnor Zhabolli, pasi largohej nga banesa, bllokonte edhe valët e telefonit të familjarëve të tij, që të mos kishin mundësi të kontaktonin me të tjerë.

Zhaboli, baba i dy fëmijë të mitur 5 dhe 9 vjeç, ka deklaruar se bënte këtë për t’i mbajtur nën kontroll.

Policia kishte marrë informacion  prej kohësh në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në momentin që ka shkuar në banesë, ka dëgjuar zërat e njerëzve që ishin brenda saj, por asnjë nuk mund të dilte.

Ka qenë vetë 35-vjeçari ai që i ka hapur derën policisë.

Ky i fundit, me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us