Kërkoi leje për në Kuvend, GJKKO shtyn seancën për Berishën, Gjokutaj: Duan t’i djegin mandatin

Kërkoi të marrë pjesë në Parlament, GJKKO shtyn seancën për Sali Berishën.

Seanca e radhës ku do të shqyrtohet kërkesa e Berishës, për të marrë leje që të paraqitet në Kuvend, do të mbahet në datën 8 Shkurt. Sipas avokatit mbrojtës të Berishës, Genc Gjokutaj, e gjitha kjo zvarritje nga ana e gjykatës ka si qëllim djegien e mandatit të tij si deputet. Gjokutaj tha se pala mbrojtëse ka dorëzuar dhe kërkesën e katërt për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga kjo çështje.

“Seancë u shty për në datën 8 Shkurt, sot gjykata mori dhe kërkesën e katër për përjashtimin e Gjokës, ajo nuk dëgjon, sot ishte një qëndrim jo me dy standarde, por i shtatëfishtë. E gjitha kjo bëhet nga Gjykata për t’i djegur mandatin Berishës. Sot është dekriptuar që qëllimi politik po zbatohet rigorozisht nga gjykata”, u shpreh avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Sali Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Pasi Berisha nuk e respektoi masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, GJKKO e konvertoi masën në “Arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK. Më herët për dosjen “Partizani” është arrestuar dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i cili më pas u lirua nga burgu nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe u la në “Arrest shtëpie”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us