Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesë, detajet dramatike. E moshuara ishte e paralizuar

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e nënë e bije, të cilat u gjetën të pajeta në banesën e tyre në Korçë. Mësohet se e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte dhe për të kujdesej e bija.

Sipas policisë dyshohet se vajza e saj mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brenda.

Nga të dhënat e deritanishme të grupit hetimor, mësohet se të dyja kanë pësuar vdekje natyrale, teksa dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza. Ndërkohë për nënën dyshohet se lënia pas dore e medikamenteve ose ndonjë rrethanë tjetër që lidhej me shëndetin e saj mund t’i ketë shkaktuar vdekjen.

Lajme të tjera |  Rinumërohen 47% e kutive të Fierit! Kandidatja e PD me rezultat rekord, 586 vota më shumë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us