E RËNDË në Turqi, një person i armatosur merr peng punonjësit në një fabrikë

Një person i armatosur, i cili po protestonte kundër Izraelit, ka hyrë në një fabrikë në Turqi dhe ka marrë peng punonjësit. Ngjarja ka ndodhur në një fabrikë në zonën industriale të Gebze në provincën Kocaeli të Turqisë. Raportohet se 7 punonjës mbahen peng, ndërsa fabrika është amerikane.

Zona është rrethuar dhe në vendngjarje kanë mbërritur forcat speciale të policisë turke, si dhe guvernatori i provincës, Sedar Yavuz. Sipas informacioneve të para të transmetuara nga mediat lokale, personi i armatosur ka dashur të protestojë kundër Izraelit.

Lajme të tjera |  Humbja më 11 maj/ Kandidatja e PD: Berisha është heroi ynë, por duhet të largohet. S'është normale të humbasë dhe mos të mbajë përgjegjësi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us