Gjyqtarja Arnisa Këlliçi denoncoi dy javë më parë se ishte kërcënuar me jetë, por sipas Prokurorisë kërcënimi ishte inskenuar nga vetë ajo.
Prokuroria e Tiranës, njoftoi dje se nga hetimet intensive që ka kryer, është arritur në përfundimin se letra ku ishin shkruar emrat e dy fëmijëve të saj është shkuar nga vetë gjyqtarja.
Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnisa Këlliçi për veprën penale të kallëzimit të rremë..
Lidhur me këtë rast magjistratja ka folur sot me emisionin “Breaking” nga Fiori Dardha në Top News, ku ka thënë mes të tjerave se do kërkojë riinspektim dhe se prokuroria po tenton të mbrojë prokurorin Adriano Dyrmishi.
“Rreth datës 15 janar jam kontaktuar me kancelarin e gjykatës i cili më ka bërë më dije se në orët e vona të mesnatës ishte marrë në telefon nga prokuroi Adriano Durimishi dhe kishte marrë disa mesazhe kërcënuese të tipit “do të vras ty dhe gjyqtaren Arnisa Këllici nuk do shihni dritën e diellit”. Ka pasur 6 telefonata në drejtim të kancelarit, thotë Këlliçi.
Fiori Dardha: Cila ishte arsyeja?
Mesa mu bë me dije, ai nuk ishte në dijeni pse bëheshin kërcënimet, në datë 15 janar ma tha mua, në atë datë u mundova të merrja një sqarim me prokurorin e çështjes. Dhe i kam thënë se është krijuar një situatë e tillë që është e pashpjegueshme dhe i kërkova të vijë në zyrë të sqarohej në të kundërt do postoj kallëzim. Pasi i dhashë ultimatum erdhi dhe bëri një kërkesë falje të përsëritur në prezencë të mikut të tij ish gjyqtar Artan Gjermeni, ku ka thënë se është në gjendej të dehur. Kam menduar se ka pasur siklete që s’më përkasin dhe ka qenë i ngarkuar emocionalisht. Kanë kaluar disa ditë dhe i kam kërkuar të kërkonte falje të kancelari. Ai si duket nuk e ka bërë dhe në datën 16 janar sipas protokollit të gjykatës në zyrën time është futur një letër, po në datën që prokurori ka hyrë në zyrë. Letrën e pashë pas 4 ditësh, kam hapur zarfin në prezencë të sekretares dhe kam gjetur një letër me një shkrim ku kërcënohesha më jetë dhe me jetën e fëmijëve të mi.
Fiori Dardha: Sipas prokurorisë letra është shkruar nga ju
Nuk e pranoj absolutisht, biseda e parë që kam bërë me prokuroren ka qenë se do dëshmoj për një kërcënim në lidhje me një prokuror që ushtron detyrën. Ju nuk jeni kompetent për të hetuar këtë rast. Në momentin e parë që kam përmendur prokurorin Adriano Dyrmishi, kam marrë mesazhe nga më të ndryshmet.
Fiori Dardha: Si ka dalë ekspertiza shkencore që ju bën ju autore të letrës
Mua nuk më kanë marrë shembuj shkrimi, shkrimi im është dukshëm i ndryshëm nga shkrimi në letër. Nuk kanë marrë modele të shkrimit, prokuroria jokompetente në vrap e sipër për të ndihmuar kolegun e tyre kanë thënë se kanë marrë shkrime të tjera të miat. Kur unë them se një prokuror më ka kërcënuar u shndërrova nga një prokuroi jokompetente dhe një ekspert që nuk dihet kush arriti në konkluzion se letra u shkrua nga unë.
Fiori Dardha: Do kërkoni ri-inspektim?
Po absolutisht, sepse ka shumë shkaqe pavlefshmërie
Fiori Dardha: Pse ju ka kërcënuar
Unë i shoh të dyja kërcënimet në sinkron me njëra – tjetrën. Mund të jem gabim, po rastësia në kohë ditën që prokuroi ka kërkuar falje për kërcënimin arsyet mund të variojnë prokurori mund të ketë që në gjendje të dehur, mund të ketë pasur inate të natyrës profesionale, por edhe mund të ketë qenë i shtyrë nga miq të vetë kryesisht ish gjyqtarë të larguar me dorëheqje, të cilët mund të kenë menduar se kane qenë në siklet që kjo trup gjyqësore nuk i di.





