“Ik puno roje natën”, Gjykata lë në burg Asqeri Mandrin, zbardhet dëshmia: Kur nisën debatet me gruan

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 34-vjeccarin Asqeri Mandri, i cili u vu në pranga pak ditë më parë pasi dyshohet se dhunonte gruan dhe e mbante atë të izoluar në banesë.  Burime bëjnë me dije për Zërin se Mandri ka deklaruar në Gjykatë se nuk e ka dhunuar gruan e tij, dhe se kanë pasur disa debate të vogla familjare. Sipas tij konfliktet kanë nisur në momentin kur gruaja i ka kërkuar që të punonte si roje natën.

“Kamerat i kam vendosur për të parë gruan dhe fëmijët pasi isha jashtë shtetit. Kemi patur debate por jo dhunë. Sherri nisi pasi gruaja më thoshte që të ikja të punoja natën si roje”, ka deklaruar ai.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Në banesë, Asqeri Mandri mbante të izoluar bashkëshorten e tij nënën e 4 fëmijëve. Xhelozia e Asqeri Mandrit shkonte përtej kamerave dhe kyçjes në banesë, ai edhe e dhunonte bashkëshorten e tij. Kamerat e sigurisë që ai vetë i kishte montuar brenda dhe jashtë shtëpisë, janë një provë e fortë kundër tij pasi kanë filmuar momentet kur 34-vjeçari dhunon bashkëshorten në sy të tyre.

Ndërkohë në dëshminë që e reja ka dhënë para uniformave blu tregon se i shoqi ka qenë gjithmonë xheloz, por largimi si emigrant e ka bërë edhe më agresiv. Ajo tregon se episodet e dhunës u bënë të shpeshta ç’ka e detyruan të denoncojë në polici. Nga ana tjetër familja e Asqeri Mandrit mohojnë dhunën por ngarkojnë me faj nusen e shtëpisë duke e akuzuar se i ka ngritur kurth bashkëshortit duke e kthyer nga emigrimi për ta futur në burg. Madje sipas nënës së 34-vjeçarit nusja e tradhtonte djalin e saj.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us