“Shporru nga federata hajdut”/ Erkand Qerimaj kërkon dorëheqjen e presidentit të Peshëngritjes!

Peshëngritja nuk feston dot në qetësi tre medaljet e fituara në Evropian.

Sportisti i njohur, Erkand Qerimaj, shpërthen fuqishëm ndaj, Elez Gjozaj,duke akuzuar këtë të fundit se po fsheh një rast ku një sportist ka dalë me doping.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Qerimaj kërkon që presidenti i Federatës së Peshëngritjes të jap dorëheqjen.

Postimi i Erkand Qerimaj:

Skandali i fundit në federatën e peshëngritjes, rasti i fundit i një rasti sportist që është kapur me doping është mbajtur i fshehur nga federata dhe institucionet për të mbrojtur Federatën.

Mendimi im bazuar në prova është që urgjentisht Elez Gjoza të japë dorëheqjen e të behën zgjedhje te reja.

Drejton Federatën që në vitin 2013 dhe ka bërë 3 mandate me shume skandale. Fondi dhe Federata është për sportistët e rajnerët, jo për të shkuar në xhepat e mëdhenj të presidentit.

Ku realizon turizëm me njerëzit e familjes me lekët e taksapaguesve!!! Shporru nga Federata hajdut…”, shkruan Erkand Qerimaj.

Lajme të tjera |  Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria! Reagon Adri Mehmeti

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us