Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasje së 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Shënvlash të Durrësit.
Në pranga janë vënë tre fëmijët e 50-vjeçarit të ndjerë, dy djemtë 25 dhe 21-vjeç dhe vajza 19-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 10 shkurt, kur djali i madh i familjes, Hysen Meta ka ekzekutuar me pistoletë babain e tij brenda një dhome në banesë. Më pas, së bashku me 19-vjeçaren Hygerta Meta dhe djalin tjetër Amarildo Meta kanë mbështjellë trupin me plasmas dhe e kanë groposur në oborrin e banesës.
Dyshohet se 50-vjeçari është qëlluar me pistoletën që vetë ai mbante pa leje.
Drejotri i Policisë së Durrësit Skënder Hitaj tha se të tre fëmijët e kanë pranuar krimin e rëndë duke treguar edhe shkakun, konfliktet e ndryshme familjare që kishin me të atin.





