Rei Manaj në Kombëtare? FSHF i shkruan në ditën speciale

Rey Manaj feston ditën e sotme ditëlindjen e tij të 27-të. Sulmuesit me origjinë nga Lushnja nuk i ka munguar urimi i veçantë as nga Federata Shqiptare e Futbollit, në ditën e tij speciale.

“Sot feston ditëlindjen sulmuesi kuqezi, Rey Manaj! Familja e madhe e futbollit shqiptar i uron suksese në jetë dhe karrierë! Gëzuar ditëlindjen Rey!”, shkruan FSHF në faqen zyrtare.

Kujtojmë që Manaj është përfolur shumë për një rikthim në Kombëtare, madje aludohet edhe pjesëmarrja e tij në Europianin e Gjermanisë. 27-vjeçari po kalon formën e jetës me Sivasspor në Turqi, ku deri më tani në këtë sezon ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us