Drama e të rinjve shqiptarë/ I diplomuar për arte në Shqipëri, i riu kapet në fermë kanabisi në Angli (EMRI+FOTO)

Një i ri me diplomë Bachelor në Arte në vendlindjen e tij, Shqipëri, u gjet duke u kujdesur për kanabisin në një shtëpi të marrë me qira në një fshat të Qarkut Durham.

Aktivitetet e Kleon Zenelit dolën në dritë, vetëm për shkak të një kontrolli rutinë nga një agjent i pronave të patundshme në Bouburn.

Agjenti vizitoi shtëpinë në Clarence Street më 14 dhjetor të vitit të kaluar dhe sipas prokurorit Chris Morrison i pandehuri u gjet në papafingo, ku po kultivohej kanabis.

Agjenti thirri policinë, e cila arrestoi të riun. Në shtëpi u gjetën 50 rrënjë bimësh të gjitha midis 1 dhe 2 metra lartësi. Morrison tha se sistemi i energjisë elektrike u kontrollua dhe u zbulua se te njehsori ishte ndërhyrë për të fuqizuar funksionimin.

Zeneli nuk u përgjigj pyetjeve të policisë se pse ishte aty dhe çfarë po bënte. I pandehuri, 24 vjeç, u tha se ishte një shtetas shqiptar dhe qëndrimi i tij ishte i paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Prokurori Morrison tha se asgjë nuk dihej për jetën e tij të mëparshme, por ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në Angli.

Zeneli u shpall fajtor për prodhimin e një droge të klasit B dhe për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike më 19 janar.

Kate Barnes tha se pavarësisht se i pandehuri kishte përfunduar një diplomë Bachelor of Arts në menaxhimin e marketingut në Shqipëri, ai nuk mundi të gjente punë në vendin e tij të lindjes.

Për këtë arsye vendosi të vinte në Angli ilegalisht tre muaj para arrestimit të tij, ku do duhej të paguante ata që mundësuan ardhjen ilegale të tij në Britani.

Lajme të tjera |  Deputeti socialist, kundër rrymës së partisë së tij: Protesta e qytetarëve është e denjë

Për të shlyer borxhin, ai u vendos në këtë adresë dhe u ngarkua të ujiste dhe të kujdesej për të mbjellat e kanabisit. Zonja Barnes tha se i pandehuri po vepronte nën drejtimin e të tjerëve dhe nuk kishte asnjë përfitim financiar, përveç përmbushjes së borxhit ndaj trafikantëve të tij.

Avokati Mark McKone tha se i pandehuri po përfitonte financiarisht nga operacioni duke i paguar ardhjen e tij në Angli “kriminelëve që e ndihmuan që ai të vinte në MB”.

Ai tha se sipas të gjitha gjasave do të përballet me dëbimin, pas dënimit. Avokati McKone tha se shqiptari do ishte përballur me një dënim prej 21 muajsh, por, me një zbritje prej një të tretës për pranimin e fajësisë, gjykata dha një dënim përfundimtar prej 14 muajsh.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us