Aksident FATAL në Itali, furgoni përplas për VD*KJE një 21-vjeçar shqiptar!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksident rrugor.

I riu është përplasur fatalisht nga një furgon që po drejtohej nga një 41-vjeçar.

Furgoni ka qenë duke udhëtuar përgjatë Appian drejt Terracina, kur ka përplasur për vdekje 21-vjeçarin shqiptar.

Drejtuesi i mjetit ka telefonuar menjëherë karabinerët, të cilët kanë gjetur të riun shqiptar anës rrugës.

Sipas mediave italiane, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us