U përplas fizikisht me Sarën, Françeska rrëfen mes lotësh traumat: Më kanë mbyllur në banjo…

Pas përplasjes fizike mes Françeskës dhe Sarës, ku kjo e fundit tentoi ta shtynte drejt tualetit së bashku me veten, ka folur Françeska.

Françeska ka treguar një pjesë nga adoleshenca e saj, ku e kanë bullizuar dhe mbyllur në tualet dhe ngjarja e djeshme ia ka rikujtuar këtë gjë.

Një pjesë nga biseda:

Françeska: Iu kam thënë edhe para 4-5 ditëve kur po iu tregoja historinë time.

Rike: Unë e kuptova çfarë ndjeve ti.

Françeska: Unë i kam thënë Rikes që kur kam qenë adoleshente, kam qenë e bullizuar. Një nga gjërat që më kanë bërë, është që më kanë mbyllur në banjë. Më torturonin në banjo. Duket sikur unë jam viktimë, por nuk jam. Kam qenë dikur, tani jo më.

Lajme të tjera |  Horoskopi i javës së ardhshme: Tri ditët e para të javës priten të jenë më të mirat për këto shenja të zodiakut

Më vonë ajo shprehet se këto gjëra nuk i ka biseduar kurrë as me familjarët e saj.

Françeska: Këto janë gjëra që as familjes time nuk ia kam treguar se janë të rënda. Dje mu rikthye ajo ndjesia.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us