E rëndë në Durrës / 3-vjeçarja bie nga ballkoni i katit të 7-të, dërgohet me shenja jete në spital!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një foshnje 3-vjeçare është plagosur rëndë, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të 7-të.

Policia thotë se fëmija ndodhej në ballkon së bashku me prindërit e saj, ndërsa mbetet e paqartë se si ka rënë pa u pikasur prej tyre.

Foshnja është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore”, bën me dije policia.

Lajme të tjera |  Rama shkon në Mal të Zi, në kulmin e protestave

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us