“META” rikthen pas 1 ore rrjetet sociale, pëson 1.5% rënie të aksioneve, “shpërthejnë meme-t”

Platforma “Meta” ka rikthyer pas më shumë se 1 orë bllokimi rrjetet sociale “Instagram”, “Facebook” dhe “Messenger”. Tashmë përdoruesit mund të “log-ohen” lehtësisht në llogaritë e tyre. Por çfarë ndodhi?

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri dhe në të gjithë botën raportuan 1 orë më parë probleme në përdorimin e aplikacioneve të ‘Facebook’ dhe Instagram. Problemi i përgjithshëm i raportuar, ishte fakti që të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale janë nxjerrë nga llogaritë e tyre përkatëse dhe nuk mund të ‘kyçeshin’ më.

Pasi situata u vu në kontroll, kompania ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka kërkuar ndjesë ndaj përdoruesve të tre aplikacioneve.

“Ne e dimë se disa njerëz kishin probleme me qasjen në aplikacionet tona më herët. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar dhe faleminderit për durimin tuaj ndërsa ekipet tona punuan shpejt për ta zgjidhur”, shkruan në rrjetin “X”

“Meta” pëson rënie të aksioneve

Lajme të tjera |  Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Pas raportimeve, kompania “Meta” pësoi një rënie prej më shumë se 1.55% në aksione. Ndërsa miliona përdoruesit u dyndën në platformën “X” ku gjetën rastin të shprehin ankesat e tyre për bllokimin e papritur.

"META" rikthen pas 1 ore rrjetet sociale, pëson 1.5% rënie

AKSIONE

Pas situatës në rrjet kanë “shpërthyer meme”. 

Probleme janë konstatuar në SHBA, vendet evropiane, si dhe në Greqi, Kinë, Australi dhe Meksikë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us