Njëri qëlloi me sëpatë, tjetri me armë, plagosen dy vëllezërit në Lushnje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Çukas të Fier Sheganit, ku dy vëllezër kanë mbetur të plagosur, pas një sherri që kanë pasur me njëri tjetrin.

Mësohet se dy vëllezër kanë përfunduar në spital, pasi janë konfliktuar duke goditur njëri-tjetrin me sëpatë dhe me armë.

Fillimisht njëri prej tyre ka qëlluar me sëpatë, dhe tjetri i është kundërpërgjigjur duke qëlluar me pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen motivet e përplasjes mes dy vëllezërve, as edhe identiteti i tyre.

Lajme të tjera |  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us