Sherri me ish-bashkëshortin, Elia Zaharia “jo në gjendje të mirë shëndetësore”

Aktorja Elia Zaharia nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, një ditë pas sherrit me ish-bashkëshortin, Princin Leka.

Këtë e ka bërë me dije gazetarja Doriana Bezat në emisionin “Top Talk”, duke mos dhënë më shumë detaje. E pyetur, ajo tha se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore fizikisht, por edhe nga ana psikologjike, pas të gjithë ngjarjeve që përfshinë jetën e saj.

“Ka një gjendje shëndetësore jo të mirë. Ka pasur edhe një tronditje se nuk është e lehtë të të tjetërsohet jeta. Por po e lë këtu…ka pasur një gjendje jo të mirë fizike.

Më duket një skenar i dobët, se nuk mundet një plak 70-vjeç dhe ish bashkëshortja të reagojnë në këtë mënyrë të pa ngacmuar”, u shpreh gazetarja Bezat.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, i bëri thrrje prokurorisë të hetojë të gjithë ngjarjen “e shëmtuar”.

Lajme të tjera |  Deputeti socialist, kundër rrymës së partisë së tij: Protesta e qytetarëve është e denjë

“Elementet dhe faktet se si kjo video ka dalë. Ka ndodhur nga vetë princi ose nga persona afër tij, për të sulmuar ose diskretituar familjen në prag të gjyqit. E inkurajoj policinë, prokurorinë të hetojë sa më shpejt. Kush është personi që e nxorri dhe nga nisi gjithë kjo histori kaq e shëmtuar”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us