MASAKËR në Otava të Kanadasë/ Vriten 6 persona brenda një banese, mes tyre 4 fëmijë

Të shtëna me armë janë raportuar në Kanada, ku për pasojë  6 persona kanë mbetur të vrarë, mes tyre 4 fëmijë dhe 2 të rritur. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Otava në Berrigan Drive pranë Palmadero Drive.

Nga informacionet paraprake është mësuar se sulmi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme brenda një shtëpie në periferi të zonës e cila ndodhet pranë dy shkollave. Brenda banesës autoritetet gjetën gjashtë persona të vdekur dhe një të plagosur, i cili u dërgua në spital.

Identiteti i të ndjerit ende nuk është konfirmuar, tha policia dhe hetimet vazhdojnë. Autoritetet kanë vënë në pranga një të dyshuar i cili është kapur në vendngjarje rreth 15 kilometra në jug të qendrës së Otavës, shkruajnë mediat e huaja.

Lajme të tjera |  Rama tjetër mesazh kundër protestës nga hoteli luksoz Porto Montenegro: Njëherë na iku topi për shalësh, tani s’bëhet llaf më!

Në një intervistë me Otava Morning të CBC Radio, shefi i policisë Eric Stubbs tha se policët nuk mund të komentojnë ende në lidhje me marrëdhënien midis viktimave dhe të dyshuarit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us