EMRI/ Po punonte duke pastruar rrugët, del FOTOJA e 58 vjeçares që vdiq nga aksidenti në ditën e ‘8 Marsit’!

Kjo është Shkëndije Halili, 58-vjeçare, e cila ndërroi jetë mëngjesin e ‘8 Marsit’ pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Punonjësja e pastrim-gjelbërimit në Bashkinë e Delvinës, u përplas nga një makinë teksa po punonte duke pastruar rrugët, në orët e para të mëngjesit.

58-vjeçarja u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve të marra, pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar shoferin, Mateo Rustemi, 30 vjeç.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us