Ish-këshilltari i Oborrit Mbretëror, Murat Basha ka komentuar situatën në Pallatin Mbretëror pas konfliktit të dhunës me Princit Leka dhe Elia Zaharisë.
Basha: Ngjarja është e dhimbshme dhe e shëmtuar, sidomos tashmë është i vetëm. Nuk di të kenë patur konflikte më përpara, di që mes tyre gjërat prej kohësh nuk kanë funksionuar. Që të jem i sinqertë prej 14-vitesh un nuk kam më marrëdhënie me Pallatin Mbretëror. Që kur vdiq Mbreti Leka mbylla raportet, pasi përveçse një këshilltar dhe një i afërm i familjes, iu thashë a keni nevojë për ndidhmën time dhe përvojën që kam, gjithmonë në raporte me punën, kjo vajza në atë kohë e dashura e Princit tha nuk kemi më nevojë për ty. Ok i thash iu dhashë dorën dhe u largova. Më ftuan në dasëm nuk shkova, për arsyet e mija.
Ai Princi që kam njohur unë është djali më i urtë, më i miri, më i sjellshëm, nuk besoj të ndryshoj njeriu edhe pse kanë kaluar 14 vite. Unë nuk di të kemi shkëmbyer një fjalë jo më debate dhe dhunë. Kur pashë videon ndjeva shumë dhimbje për princ Lekën edhe për atë vajzën keq më erdhi. Unë njoh princin shumë mirë. Është e dhimbshme dhe nuk kam dëshirë të flas për çfarë ka ndodhur.





