Kushtoi vetëm 40 euro/ Si e sajoi Leonard Mnela vdekjen në Venezuelë, e ‘vulosi’ Gjykata e Durrësit

Më pak se 40 Euro ka paguar Leonard Mnela personazhi i botës së krimit që për 21 vite mashtroi Shqipërinë dhe Italianë. Ai në 2003 sajoi një certifikatë vdekje, pasi kishte një dënim me burg të përjetshëm në Itali. Për shumë vite ai do të zhdukej pa gjurmë, derisa do të arrestohej në Amerikë, dhe do të ekstradohej drejt Shqipërisë.

Deri në vitin 2011 ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian, drejtësia përtej Adriatikut e ka dënuar Leonard Mnelën me 25 vite burg. E teksa Menla kishte nisur një jetë të re në Shqipëri apo diku gjetkë më datë 15.12.2010 ai vë në zbatim një plan të denjë për filma “hollivudian”.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Inskenon vdekjen e tij duke prodhuar dokumentacion të rremë sikur ka vdekur në Amerikën latine.

Në dokumentin e vendimit të gjykatës të siguruar nga emisioni FactCheck, shkodrani Mnela paraqet shtatë vite pas “vdekjes” në Amerikën Latinë, kërkesën për zyrtarizimin e këtij akti edhe në gjendjen civile në Durrës.

Por si “vdiq” dhe sa kushtoi ky plan?

Në vendim thuhet se Mnela ka ndërruar jetë “më datë 3 Janar 2003 në banesën e tij ora 11.05 minuta në Republikën Boliviane të Venezuelës në shtetin e Miranda bashkia Sucke”.

E për ta bërë më të besueshme këtë akt vdekje është shtuar në dokument edhe Kisha Famullitare Petare.

Pas një procesi gjyqësor i cili ka kushtuar 3850 lekë më pak se 40 euro, gjykata e Durrësit gjashtë muaj pas nisjes së këtij gjykimi ka vendosur “Pranimin e faktit Juridik duke e shpallur të vdekur shtetasin shqiptarë Leonard Mnela i vitëlindjes 1969”.

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Sipas policisë shqiptare ky person Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, 54 vjeç, do të jetë subjekt hetimesh në Shqipëri, për ngjarje kriminale të ndodhura kohë më parë në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us