Zgjedhje të reja në Himarë pas dënimit të Belerit? Rama tregon se çfarë do të ndodhë

Në mbledhjen e sotme të qeverisë me kryebashkiakët në Shkodër, mungonte kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, pasi ai ndodhet në burg me akuzën e blerjes së votave.

Kryeministri Edi Rama tha se për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Himarë, pritet vendimi i Gjykatës së Apelit, dhe shtoi se në fund do të jetë në pritje të caktimit të një date që i përket si kompetencë Presidentit.

Rama pati edhe një kritikë indirekte ndaj Athinës, ndërsa tha se “për mua që nuk komentoj vendimet e drejtësisë, më duket paksa jo normale që të ndërhyhet në çështjen e drejtësisë”.

“Ju e dini mirë pse nuk kemi pasur zgjedhje. Ka qenë një shfaqje e vullnetit të mirë nga ana e Shqipërisë. Duhet të presim vendimin e apelit dhe pastaj duhet të veprojmë sipas ligjit.

Ju kujtoj që zgjedhjet nuk i shpall Kryeministri, por Presidenti. Është një proces që do ndjekë procedurën ligjore.

Do kishte qenë fortë e udhës që drejtësia të ishte lënë e qetë, siç e kemi lënë ne të qetë për këdo brenda, sepse është drejtësia shqiptare që lidhet me qytetarët e Shqipërisë. Zotëria është një qytetar i Shqipërisë, nuk është as mbi të tjerët dhe as nën të tjerët, pasi ligji është i barabartë për të gjithë.

Për ne që nuk komentojnë vendimet e drejtësisë, tingëllon paska cingëriste që dëgjojmë zëra që komentojnë vendimet e Shqipërisë”, tha Rama.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us