E RËNDË në Greqi/ Shqiptari rreh me grushte e shkelma në kokë partneren e tij, ai u hodh nga kati i parë dhe…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje shqiptare mbrëmjen e së dielës në Heraklion të Kretës.

Sipas mediave greke, mësohet se një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur rëndë me grushte dhe shkelma në kokë dhe fytyrë partneren e tij 24-vjeçare, gjithashtu shqiptare, brenda banesës së saj.

Mësohet se e reja për t’i shpëtuar dhunës se tij, ka arritur ta shtyjë atë drejt ballkonit të banesës dhe ka mbyllur derën duke e lënë jashtë.

Mirëpo, i riu është hedhur nga ballkoni i katit të parë dhe ka mbetur i plagosur, ndërsa është arrestuar në një qendër shëndetësore, ku kishte shkuar i vetëm për të marrë ndihmën e parë dhe më pas është arrestuar.

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us