‘Çmendet’ i riu në Tiranë, merr peng dhe dhunon të dashurën

Një 32-vjeçar është vënë në prangat e policisë në kryeqytet, pasi dyshohet se ka mnarrë peng për disa orë të dashurën e tij, dhe më pas e ka dhunuar.

I riu me iniciale A.G., banues në Tiranë, mësohet se ka mbajtuar të dashurën pa dëshirë për disa orë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhumnë fizike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. G., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe e ka mbajtuar atë për disa orë, në automjetin e tij, pa dëshirën e saj”, raporton policia.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us