E TRISHTË/ Babai i dy fëmijëve bie nga shkallët e shtëpisë, humb tragjikisht jetën shqiptari në Itali (Emri)

Flogert Rroshi, një 41-vjeçar shqiptar që jetonte në Cologna Veneta, në Veneto të Italisë, humbi tragjikisht jetën si pasojë e një ngjarje aksidentale të ndodhur në shtëpi.

Rroshi kishte zbritur në katin e poshtëm të shtëpisë së tij për të pirë cigaren e fundit përpara se të shtrihej, siç bënte zakonisht.

Më pas u dëgjua një zhurmë që zgjoi bashkëshorten e tij, duke menduar se kishte rënë një prej orendive të shtëpisë, ajo zbriti poshtë.

Por në fakt gjeti të shoqin në fund të shkallëve pa ndjenja, u përpoq t’i jepte ndihmën e parë, por pavarësisht përpjekjeve të saj dhe shërbimeve të emergjencës, për Rroshin nuk qe e mundur të bëhej asgjë.

Në Itali që prej vitit 2000, ai lë pas bashkëshorten dhe dy djemtë të moshës 14 dhe 10 vjeç. Dhjetorin e shkuar ata kishin marrë nënshtetësinë italiane.

Lajme të tjera |  Tritan Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us