Ish-banorja e BBV dhe biznesmeni i njohur bënë publike lidhjen, por ja si ishte reagimi i vajzës së saj

Nutricionistia e njohur dhe ish-banorja e “BBVIP”, Diola Dosti ka konfirmuar historinë e re të dashurisë, lidhjen e përfolur më parë edhe në media me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu.

E ndërsa reagimet në rrjetet sociale kanë qenë shumë të mira dhe Diola duket se ka marrë pafund urime, ka tërhequr vëmendjen reagimi i vajzës së madhe të nutricionistes, Blezës.

Kështu, Bleza, e cila është njëra nga 3 vajzat që Diola ka nga martesa e parë, ka bërë një postim në Instagram-in e saj, që normalisht është privat, por “detektivëve” të rrjeteve sociale nuk i shpëton asgjë dhe duket se reagimi për lidhjen e re të së ëmës është shumë pozitiv.

Ajo ka ripostuar një InstaStory të Belegut, ku shfaqet ai duke i kapur dorën së ëmës në shenjë dashurie, dhe e ka shoqëruar foton me dy zemra, duke dhënë kështu “bekimin” e saj për këtë lidhje.

Ish-banorja e BBV dhe biznesmeni i njohur bënë publike lidhjen, por ja

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 1 korrik, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us