Tha se i ka rezervuar një karrige në komisione, Basha i përgjigjet Bardhit: Merre atë karrige dhe…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së Gazment Bardhit, i cili sot tha se me vendim grupi është rezervuar një karrige në komisionet hetimore për një nga “mbështetësit e Bashës”.

Basha ka denoncuar pazarin që sipas tij ka bërë PD-ja e Sali Berishës me Partinë Socialiste, për interesat e tyre dhe në kurriz të shqiptarëve.

“Shikoni çfarë thonë sot, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Merreni  karrigen edhe… Ne se kemi nisur këtë për karrige. Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige. Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij.

As i kisha thënë unë rri për karrige.

Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë.

Lajme të tjera |  Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën në ’79-ën dhe që u mbajtën sekret nga regjimi komunist

S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve, ne duam që pazari 34 vjeçar i fëlliqtë, trashëgimnia më e pisët e Ramiz Alisë, trashgimtarit të fundit komunist të marrë fund.

Sepse është ky Pazar që rëndon pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrësit dhe profesionistët, fermerët dhe arsimtarët, rininë shqiptare. S’na duhen karriget.

Thojini shqiptarëve sot, ku qëndroni në raport me listat e hapura? Jeni për lista të hapura, po apo jo, votoni për listat e hapura, votimin elektronik, Shqipëria një zonë, votën e diasporës, s’na duhen karriget.

Këtë betejë nuk e nisëm për karrige, por janë kaq të obsesuar me karrigen, e kanë ngjitur kaq shumë kokën, barkun pas karrigeve sa u është bërë mendja karrige.

Lajme të tjera |  Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin

Dhe mendojnë se pasi bënë pazarin me Edi Ramën, mund të kthehen tek ne e të na thonë: keni dhe ju një karrige.

Ju plaçin sytë, se kuptoni që kemi 2 vite e gjysmë që e bëjmë për shqiptarët jo për karrige?

Dhe të bësh betejë për shqiptarët nuk është e lehtë në një vend që ka 34 vite kastë politike që bëjnë betejë për veten e vet me metodat dhe mënyrat më të pista”, tha Basha nga Durrësi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us