Tragjike / Makina përplas për vdekje 20-vjeçarin në Durrës

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, në Durrës.

Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin me inicialet D. N., 20-vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

“Në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina, automjeti me drejtues shtetasin L. B., 33 vjeç, ka goditur këmbësorin, shtetasin D. N., 20 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i automjetit shtetasi L. B, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, sqaron policia.

Lajme të tjera |  Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën, hapen 651 kuti! A do ia marrë Gjylameti mandatin Xhaçkës?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us