Shkon në 93 numri i viktimave në Moskë, arrestohen 11 persona, autorët nga Taxhikistani

Numri i të vdekurve nga sulmi terrorist në bashkinë në Moskë ka shkuar në 93. Kështu deklaroi komisioni hetimor rus i cituar nga Tass. Sipas të dhënave të para nga hetimet, viktimat kanë vdekur nga plagët me armë zjarri dhe helmimi nga produktet e djegies, për shkak se salla shpërtheu në flakë pas sulmit.

Ndërkohë që 11 persona janë vënë në pranga si të dyshuar për sulmin terrorist. Drejtori i shërbimeve ruse të sigurisë FSB i raportoi Presidentit Vladimir Putin arrestimin e 11 personave, duke përfshirë katër terroristë të përfshirë drejtpërdrejt në sulmin në Bashkinë Crocus në Moskë. Kjo u raportua nga shërbimi për shtyp i Kremlinit, i cituar nga Tass.

Sipas burimeve të inteligjencës ruse, katër terroristët e dyshuar janë të gjithë nga Taxhikistani. Këta janë emrat e tyre: Nasridinov Makhmadrasul, 37 vjeç, Ismonov Rivozhidin, 51 vjeç, Safolzoda Shokhinjonn, 21 vjeç dhe Nazarov Rustam, 29 vjeç.

Lajme të tjera |  Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us