Një shtetas italian, i cili po transportonte drejt kryeqytetit 12 emigrantë të paligjshëm, ka shkaktuar një aksident në afërsi të fshatit Vërdovë të Pogradecit.
Nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur, ndërkohë që nuk dihet ende identiteti i tij, apo nëse është pjesë e grupit të emigrantëve që po transportoheshin.
Pas aksidentit shtetasi italian ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por kanë qënë banorët e zonës ata që e kanë ndaluar dhe e kanë detyruar të qëndrojë deri në ardhjen e policisë.
Ekspertët po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes ndërkohë shtetasi italian do të përballet me dy akuza, atë të “Trafikimit të qenieve njerëzore” dhe “Shkaktimin të aksidentit”.





